Teatri Shqiptar i Shkupit ka publikuar repertorin për muajin e fundit të këtij viti, pra dhjetorit me ç’rast para publikut do të shfaqet edhe shfaqja që rrëmbeu tre çmime në Festivalin Mbarëkombëtar ‘’Moisiu’’ , shfaqja ‘’ Nyjat ‘’ me regji nga Kushtrim Bekteshi, tekst nga Refet Abazi ku luajnë aktorët e këtij teatri, ndërsa mysafir në shfaqje ishte dhe aktori i njohur nga Kosova Bislim Muçaj. Përveç shfaqjeve nga ky teatër, do të ketë dhe një shfaqje mysafire nga Teatri i Gostivarit si edhe punime diplome me studentë të aktrimit, njofton Portalb.mk

Ku ka më bukur se në Shkupin pa zbukurimet e fundvitit të kemi mundësinë të shohim e t’i rishohim shfaqjet e punuara nga kasta e Teatrit Shqiptar të Shkupit dhe regjisorë të njohur. Jo zyrtarisht mësojmë se ky teatër po përgatit dhe një shfaqje, bëhet fjalë për ‘’Xhaxha Vanjën’’ që po punohet nga regjisori Vlladimir MIllçin. Se a do ta ketë premierën sivjet, apo në fillimvitin e ri, ngelet të shohim.
Shfaqja e fundit që u dha ishte ajo me regji të Martin Koçovskit ‘’Mishi i egër’’ dhe më pas ky teatër qe pjesëmarrëse dhe bashkëorganizatore e festivalit më të madh për teatër që bëhet në hapësirat shqiptare ‘’Moisiu’’ nga ku u kthyen me tre shpërblime, për tekstin më të mirë Refet Abazi, roli më i mirë Adem Karaga, si edhe roli më i mirë joprotagonist Fisnik Zeqiri.

Në vazhdim keni dhe renditjen e shfaqjeve sipas datave që do të shfaqen:
7.12- Nyjat – regjia Kushtrim Bekteshi, ora 20.00- TRILERI
9.12- E kuqja- regjia Orges Karaga, ora 20.00
12.12- Çifti i hapur – Teatri i Gostivarit – regjia Sulejman Rushiti, ora 20.00- TRILERI
15.12- Gishti – Fakulteti i Artit Dramatik- Shkup, prof.Refet Abazi, ora 20.00- TRILERI
19.12- Vdekja dhe virgjëresha, regjia Afërdita Nuhiu, ora 20.00- TRILERI
20.12- Ylli pa emër- regjia Hervin Çuli, ora 20.00- TRILERI
21.12- ADN- regjia Fatos Berisha, ora 20.00 – TRILERI
22.12- Mishi i egër- Martin Koçovski- TRILERI
Ftojmë publikun të ndjek repertorin e këtij teatri!