Të rinjtë nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe 12 vendet tjera do marrin pjesë në bienalen në Shkup

Sot në ora 20:00 do të hapet bienalja e katërmbëdhjetë ndërkombëtare me artistë nga 12 shtete, transmeton Portalb.mk.

“Në Muzeun e arteve bashkëkohore në Shkup, sonte në ora 20:00, do të hapet Bienalja e XIV-të e artistëve të rinj me titull Zgjime”, sqarojnë nga Ministria e Kulturës, duke vlerësuar që përmes kësaj ekspozitë krijohet hapësirë publike për promovimin e veprave të artistëve të rinj.

“Në ekspozitë do të marrin pjesë 38 të rinj artist nga Norvegjia, Gjermania, Hungaria, Serbia, Australia, Italia, Belgjika, Kosova, Austria, Sllovenia, Suedia, Rumania, Zvicra dhe Maqedonia e Veriut”, tregojnë nga Ministria, duke theksuar që Ivana Dimovski, Bojana Janeva dhe Nikolla Uzunovski do të jenë kuratorë të ekspozitës.