Të rinjtë nga 15 deri 29 vjeç nga Kërçova do të mund të aplikojnë për anëtarësim në Këshillin Rinor Lokal

Komuna e Kërçovës deri më 20 dhjetor, në ora 15:00 do të pranojë aplikime nga të rinjë dhe organizata rinore që të marrin pjesë në Këshillin Rinor Lokal të Kërçovës, si një trup këshillëdhënës në funksionimin e komunës së Kërçovës, shkruan Portalb.mk.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të rinjtë të moshës nga 15 deri në 29 vjeç që jetojnë në territorin e Kërçovës.

“Me këtë thirrje publike, ftohen të gjithë të rinjtë që janë me vendbanim në Kërçovë dhe janë të moshës nga 15 deri në 29 vjeç, si dhe të gjitha organizatat rinore, organizatat shkollore dhe studentore, grupet rinore politike dhe format tjera të shoqatave rinore të regjistruara në Regjistrin qendrorë me seli në Kërçovë, për të nominuar kandidatët e tyre”, thuhet në Konkurs.

Për Këshillin Rinor Lokal të Komunës së Kërçovës zgjidhen 9 (nëntë) anëtarë. Anëtarët e Këshillit Rinor Lokal të Komunës së Kërçovës zgjidhen për një mandat prej 2 vjetësh me të drejtë edhe në zgjedhje të tjera.

Këshilli rinor do të ketë kryetarin dhe nënkryetarin e vet, të cilët zgjidhen nga anëtarët tjerë.

Më tepër informata për mënyrën e aplikimit mund të gjeni në këtë link.

Përndryshe Këshillat Rinor Lokal u mundësojnë të rinjve të kyçen në vendim-marrjen në çështje të cilat ndikojnë në jetën e tyre.

Me miratimin e Ligjit për Pjesëmarrjen e të rinjve në Politika Rinore në vitin 2020, të gjitha komunat janë të obliguara me ligj të kenë të formuar një Këshill Rinor Lokal, të kenë ndarë një Zyrë Rinore, Qendër Rinore, por edhe Strategji Lokale.

Kërçova që nga viti 2015 e deri në vitin 2021 ka pasur Këshill Rinor Lokal për që tanimë nuk është aktiv. Në vitin 2018, Komuna e Kërçovës së bashku me Misionin OSBE në Shkup kanë hapur Qendrën Rinore, ku të rinjve u është siguruar një hapësirë në objektin e saj. Gjithashtu me Misionin OSBE në Shkup, Kërçova ka krijuar një strategji rinore e cila parasheh të gjitha aktivitetet që Këshilli Rinor është dashur t’i ndërmerr deri në vitin 2022