Të paktën 12 të lënduar në një sulm me thikë në stacionin e trenit në Hamburg
Të paktën 12 njerëz janë lënduar në një sulm me thikë në stacionin hekurudhor në qendër të Hamburgut të premten, njoftuan autoritetet, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Gjashtë nga të lënduarit janë në gjendje kritike për jetën, sipas autoriteteve.
Shërbimi i zjarrfikësve në Hamburg tha se tre njerëz pësuan lëndime të rënda, dhe tre të tjerë lëndime të lehta, raportoi agjencia gjermane e lajmeve DPA.
I dyshuari për sulmin u arrestua në vendngjarje, tha policia gjermane në X.
Autoritetet nuk dhanë asnjë informacion për të dyshuarin apo hollësi rreth sulmit.
Stacioni në qendër të Hamburgut, qyteti i dytë më i madh në Gjermani, është ndër më të dendurit.