Të enjten dhe të premten pritet dezinsektimi i hapësirave të Shkupit

Qyteti i Shkupit ka paralajmëruar për këtë javë dezinsektimin e hapësirave të Shkupit duke paralajmëruar që kjo do të realizohet në orët e para të mëngjesit, transmeton Portalb.mk.

“Informojmë qytetarët se më 27 dhe 28 korrik (e enjte dhe e premte), në orët e para të mëngjesit, do të realizohet me aeroplan faza e katërt e dezinsektimit të formava të mëdha të mushkonjave në qytetin e Shkupit”, raportoi Qyteti i Shkupit, duke kërkuar nga bletarët të marrin masa për mbrojtjen e bletëve.

Theksohet që në rast se kushtet nuk do të lejojnë një dezinfektim të tillë, ky proces do të realizohet të nesërmen, nëse kushtet atmosferike janë të favorshme/