Taravari pritet të jep dorëheqje nesër, ndërsa funksionarët e VMRO-DPMNE-së deklaruan se Fetai do të qëndrojë në Qeveri
Arben Taravari po shkruan dorëheqjen e tij, Hristijan Mickoski po shkruan propozimin për shkarkim – plani i të dyve është që deputetët t’i thonë zyrtarisht lamtumirë partnerit të tyre të mëparshëm të koalicionit në seancën e së martës, raporton TV24, përcjell Portalb.mk.
Ministri për Shëndetësi, Arben Taravari për TV24 deklaroi se dorëheqjen për shkarkimin do të dorëzojë nesër. Ai pret që funksionarët tjerë të tij të shkarkohen, duke shtuar se zëvendëskryeministri Arben Fetai dhe dy zëvendësministrat do të ndjekin atë.
Për dallim nga Taravari, funksionarë e lartë nga VMRO-DPMNE konfirmojnë se Fetai do të jetë në Qeveri. Fetai, si sot edhe dje e konfirmoi deklaratën e dhënë për TV 24 se akoma është herët për vendim.
Aleanca për Shqiptarët dolën sot (14 maj) me reagim duke thënë se po ndjekur me vëmendje “pretendimet” e VMRO-së ndaj partisë dhe kryetarit të saj. Sipas tyre është e pritshme që “në këto ditë të rënda të kësaj Qeverie në hall” dhe në mungesë të plotë të argumenteve politike, të ketë shpifje të llojit më absurd. Nga ana tjetër, VMRO-ja iu kundërpërgjigj duke thënë se Taravari duhet të përgjigjet se çfarë me çfarë u shantazhua nga BDI, duke ngritur dyshime se , çmimi i një shantazhi të tillë duhet kërkuar në motive biznesi.
Kujtojmë se turbulencat në koalicionin VLEN dhe në Qeveri u shkaktuan nga krahu i Aleancës për Shqiptarët në partnerin qeveritar VLEN, kur kjo e fundit vendosi të dilte me listat e veta të këshilltarëve në zgjedhjet lokale në tetor.
Kjo nuk u pranua nga partnerët e tij të koalicionit në VLEN. Kjo u pasua nga largimi i Taravarit nga koalicioni VLEN, dhe në publik lindën spekulime se ai po negocionte me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.