Gjykata në Koçan nuk ka mjaftueshëm gjyqtarë për të vepruar pas tragjedisë, është dërguar një gjykatëse nga Velesi
Gjykata në Koçan po përballet me mungesë të gjyqtarëve penalë që duhet të veprojnë në rastet, prandaj Këshilli Gjyqësor e dërgoi gjyqtaren Emine Kalaç nga Gjykata e Velesit në Gjykatën Themelore të Koçanit, ku ka një ngarkesë të shtuar pune pas tragjedisë në diskotekën “Puls”, raporton Sloboden Peçat, përcjell Portalb.mk.
Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, tha se me këtë vendim nuk do ta zgjidhë mungesën e gjyqtarëve në Koçan, dhe vendimi për të deleguar një gjyqtar vetëm sa do ta lehtësojë atë.
“Ne besojmë se me këtë gjyqtar, të paktën në këtë periudhë derisa të bëjmë një analizë të plotë të të gjithë gjyqtarëve në vend, ai deri diku do të jetë në gjendje t’u ndihmojë disi kolegëve të tij që punojnë atje. Dua të shpreh fjalë lavdërimi jo vetëm për gjyqtarët, por edhe për të gjitha shërbimet dhe bashkëpunëtorët profesionalë, këshilltarët që punuan në atë gjykatë, nëpunësit e gjykatës, procesverbalistët, ata vërtet treguan një nivel të lartë të vetëdijes për situatën në Koçan”, tha Kambovski.
Gjyqtarja Kalaç duhet të përmirësojë punën e gjykatës në dy muajt e ardhshëm në departamentin penal të gjykatës.
Ndryshe, po ndërmerren aktivitete sipas udhëzimeve të Prokurorisë Publike dhe, për aq sa jam i informuar, aktualisht po merren në pyetje një numër dëshmitarësh të cilët janë të lidhur me ngjarjen penale juridike, deklaroi më 10 maj ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, po atë ditë, jetën e humbën 59 persona, ndërsa më 4 prill, më 7 prill dhe 17 prill, ndërruan jetë edhe tre persona të tjerë, duke e çuar numrin total të viktimave në 62. Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.