Sumea Ramadani në OpenMic: Psikologu nuk ta zgjidh problemin, të mundëson që t’i ta zgjidhësh problemin  

Në episodin e 26 të OpenMic në Portalb.mk flasim me psikologen Sumea Ramadani.

Me Sumean biseduam për shërbimet psikologjike, keqkuptimet dhe paragjykimet që njerëzit kanë ndaj të shkuarit në psikolog, ndihmës që ofrojnë psikologët, dhunën ndaj grave dhe shumë të tjera 

“Psikologu nuk ta zgjidh problemin vetëm të mundëson që t’i ta zgjidhësh problemin”, tha Ramadani.

Ajo tha se njerëzit kanë filluar të vetëdijësohen për rëndësinë e të shkuarit në psikolog, sidomos të rinjtë. 

“Kemi arritur në një nivel që ne të kërkojmë ndihmë profesionale për zgjidhjen e problemeve tona, se ndoshta kjo tabuja për psikologun te shqiptarët ka buruar pikërisht nga kjo duke e ngatërruar psikoterapistin apo psikologun me psikiatrin”, tha Ramadani. 

Për më tepër ndiqeni episodin e plotë.