Studentët kërkojnë që urgjentisht të lëshohen në funksion ashensorët në konviktin studentor “Goce Dellçev”

Kuvendi universitar studentor i UCM apeloi deri te drejtori i Konviktit studentor shtetëror – Shkup që urgjentisht të lëshohen në përdorim ashensorët në të gjithë blloqet e Konviktit studentot “Goce Dellçev”. Siç informojnë nga KUS, më dhjetor kanë realizuar takim me drejtorin, ku kanë marrë premtim se për shkak të servisimit të rregullt dhe certifikimit, ashensorët do të jenë funksional nga e mërkura (6  dhjetor), shkruan Meta.mk, njofton Portalb.

“Kur kjo nuk ndodhi, morëm informatë se ashensorët me siguri do të jenë funksional deri më 7 dhjetor. Për momentin në Konvikt funksionon vetëm një ashensor edhe atë në bllokun B. Është johumane që ditët e sotme stidentët me ditë të tëra të jenë të detyruar të ngjiten deri në katin e 14-të nëpër blloqet”, theksojnë nga KUS.

Nga atje apelojnë që ashensorët menjëherë të vihen në funksion, ndërsa në të ardhmen procedurat për servisim të rregullt dhe certifikim të realizohen në periudhën e verës kur në konvikt nuk ka studentë.

Meta.mk dhe Portalb që nga 1 dhjetori kanë shkruar se të gjithë tetë ashensorët në katër ndërtesat e këtij konvikti janë të shkyçur dhe jashtë përdorimit, që e prish përditshmërinë e studentëve, duke ju shkaktuar shqetësime.