MPB: Nuk ka pasur tentim për rrëmbim të një minorenteje në Karbinci, rasti është zbardhur
Nuk ka vepër penale në rastin në shkollën fillore në Karbinci, kanë konfirmuar SPB Shtip në bashkëveprim me Sektorin për polici kriminale – Sektori për krim të përgjithshëm dhe të dhunshëm pranë Byrosë për siguri publike dhe SPB Shkup – Sektori për pnë kriminale Aerodrom dhe Draçevë, ndërsa në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Shtip, njofton Portalb.
Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, rasti është denoncuar nga drejtoresha e shkollës fillore në Karbinci për gjoja tentim për rrëmbim të një nxënëses, tërësisht është zbardhur dhe dokumentuar, me ç’rast është konfirmuar se nuk ka elemente të veprës kriminele.
“Menjëherë pas marrjes së denoncimit të nëpunësve policor kanë dalë në terreen, janë ndërmarrë një sërë masash operative-taktike dhe veprime në koordinim me prokuror publik nga Prokuroria e Shtipit, janë realizuar biseda me persona të cilët kanë qenë dëshmitarë të rastit në prani të prindërve, por edhe me përfaqësues të shkollës, ndërsa pas aktiviteteve të ndërmarra është gjetur edhe 20-vjeçari me të cilin është realizuar bisedë zyrtare lidhur me rastin. Madje, nga të gjithë veprimet e realizuara dhe dëshmitë e grumbulluara nuk janë konfirmuar baza për ekzistim të ngjarjes penale”, informojnë nga MPB.
I gjithë materiali dëshmues nga masat dhe aktivitetet e ndërmarra me njoftimin përkatës do të dorëzohet deri te Prokuroria Themelore Publike dhe Qendra për punë sociale Shtip për procedurë të mëtejshme.