Studentët e Maqedonisë së Veriut prej sot do të mund të aplikojnë për shujta studentore
Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar studentët që prej 1 deri më 5 tetor do të mund të aplikojnë për bursë studentore, transmeton Portalb.mk.
“Afati për aplikim për të drejtën e shujtës studentore të subvencionuar për vitin akademik 2026/2027 zgjat nga 1 deri më 5 tetor 2026. Studentët që do të aplikojnë gjatë kësaj periudhe do të mund ta realizojnë të drejtën për shujtë studentore të subvencionuar nga 1 nëntori 2026”, raportoi Ministria për Arsim dhe Shkencë
Aplikimi duhet të bëhet përmes platformës E-shërbime, ndërsa të drejtë aplikimi kanë studentët e rregullt në universitetet shtetërore dhe private, deridiplomike dhe pasuniversitare.
Këtu mund të aplikojnë edhe studentët që janë refuzuar më parë ose nuk kanë aplikuar më parë.