“Stop për Usjen” me thirrje për bllokadë të qytetarëve të enjten: shëndeti po cenohet në kurriz të fitimit
Iniciativa e qytetarëve “Stop për Usjen” të enjten, më 25 dhjetor me fillim në ora 18:00 bën thirrje për bllokadë të qytetarëve në udhëkryqin në bulevardin “Boris Trajkovski” dhe bulevardin “Serbia”, njofton Portalb.mk.
Njëherit, iniciativa e qytetarëve do të mbajë konferenë shtypi në të cilën publikisht do të shpalosen kërkesat deri te institucionet kompetente, me qëllim të zgjidhjes përfundimtar dhe afatgjate të problemit me ndotjen e ajrit në Shkup, për të cilën thonë nga atje, është shkaktuar nga Çimentorja Usje.
“Bllokada është organizuar si protestë paqesore, por vendimtare kundër helmimit të vazhdueshëm të shkupjanëve, e cila me vite po zhvillohet me dije, tolerancë dhe mbështetje institucionale nga ana e organeve shtetërore. Në vend të mbrojtjes së shëndetit publik, jemi dëshmitarë të injorimit sistematik të të dhënave alarmante, mosveprim dhe fshehje të përgjegjësisë”, thuhet në kumtesën e “Stopë për Usjen”.
Nga atje thonë se mesazhi është i qartë, ndërsa ai është se më nuk do tëheshtetet dhe nuk do të prolongohet revolti dhe më nuk do të lejohet sakrifikim të shëndetit të qytetarëve në kurriz të fitimit.
- LEXO: Shkupi edhe sot është qyteti i dytë me ajrin më të ndotur në Evropë
- LEXO: Instituti i Shëndetit Publik në RMV rekomandoi kontrollin e cilësisë së ajrit përpara se të dilni jashtë
- LEXO: U tejkalua pragu i alarmit për grimcat PM 10 në pikat matëse në Shkup, Ministria e Mjedisit me rekomandime
- LEXO: Ndotje e rëndë e ajrit në RMV, nuk ka qytet që nuk është i mbytur me grimca PM