Shkupi edhe sot është qyteti i dytë me ajrin më të ndotur në Evropë
Në qoftë se ndiqen të dhënat nga aplikacionet të cilat e masin ndotjen e ajrit, Shkupi edhe sot është qyteti me ndotje shumë të lartë. Sipas servisit botëror “Aj-kju er” (IqAir), Shkupi mëngjesin e sotëm është në vendin e 20-të në botë, ndërsa i dyti në Evropë për nga ndotja e ajrit, njofton Portalb.mk.
Ajër më të ndotur kanë thithur banorët e lagjes Ilinden.
Ministria e e Mjedisit Jetësor alarmoi se është tejkaluar pragu i alarmimit. Ndotja në Shkup është problem me dekada, posaçërisht në periudhën dimërore dhe kohëzgjatjen e sezonit të ngrohjes.
- LEXO: Instituti i Shëndetit Publik në RMV rekomandoi kontrollin e cilësisë së ajrit përpara se të dilni jashtë
- LEXO: U tejkalua pragu i alarmit për grimcat PM 10 në pikat matëse në Shkup, Ministria e Mjedisit me rekomandime
- LEXO: Ndotje e rëndë e ajrit në RMV, nuk ka qytet që nuk është i mbytur me grimca PM