Spasovski nuk ndjen përgjegjësi personale për kaosin me dokumentet personale, thotë se ka pasur parakushte që qytetarët në kohë t’i ndërrojnë

Ish-ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski thotë se nuk ndjen përgjegjësi personale për kaosin i cili u paraqit me dhënien e dokumenteve personale, para së gjithash me dhënien e pasaportave. Ai në intervistën e mbrëmshme për “Top tema” në Televizionin Telma deklaroi se kanë qenë të krijuara të gjithë parakushtet që qytetarët në kohë t’i ndërrojnë dokumentet e vjetra personale me dokumente në të cilat qëndron emri i ri kushtetues i shtetit, njofton Portalb.mk.

Kushtet për dhënie të dokumenteve të reja personale në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Prespës, thotë Spasovski, janë krijuar nga 1 korriku i vitit 2021, ndërsa pas asaj date, siç shton, nuk janë dhënë dokumente me formularë të vjetër.

“Ju vetë nuk mundeni dikë ta detyroni t’i nxjerrë dokumentet në 2021, 2022 ose në vitin 2023. Absolutisht nuk dua ta hedhë fajin tek qytetarët. Megjithtë, secili qytetar ka pasur mundësi nga 1 korriku i vitit 2021 të fillojë me ndërrimin e dokumenteve personale”, porositi ish-ministri i Punëve të Brendshme.

Spasovski shpjegoi se nga momenti kur vendi e ka firmosur marrëveshjen me Greqinë, gjegjësisht kur ajo është ratifikuar në Kuvendin e Maqedonisë, shteti i ka filluar procedurat të cilat janë të nevojshme që të krijohen kushte për dhënie të dokumenteve me emrin e ri kushtetues.

“Marrëveshja e Prespës është nënshkruar në vitin 2018, ndërsa në Kuvend është ratifikuar më 11 janar të vitit 2019. Hyri në fudqi një muaj pas ratifikimit, do të thotë më 12 shkurt të vitit 2019. Nga ai moment fillojnë procedurat të cilat i përkasin ndërrimit të plotët ë dokumenteve personale. Që të njëjtë ditë, më 12 shkurt të vitit 2019, MPB-ja dërzoi informatë deri te Qeveria në të cilën kërkon të filojnë të gjithë procedurat”, tha Spasovski.

Nuk nmundeni të prisni, thotë Spasovski, se marrëveshja hyri në fuqi më 12 shkurt të vitit 2019 dhe nga 13 shkurti dikush të mund të japë dokumente të reja me emrin e ri kushtetues.

Numër më i vogël i dokumenteve personale me emrin e ri kushtetues, siç thotë ish-ministri, janë dhënë në vitin 2021 sepse atëherë numër më i vogël i personave kanë aplikuar për dokumente të reja. Dinamika është rritur në vitin 2022 dhe më shumë në vitin 2023.

Lidhur me paditë penale të cilat kundër tij i paralajmëruan VMRO-DPMNE-ja dhe kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski lidhur me dhënien e dokumenteve personale me formularë të vjetër  edhe pas firmosjes së Marrëveshjes së Prespës, Spasovski thotë se paditë i konsideron si politikisht të movituara.

“Jam këtu t’u përgjigjem të gjithë pyetjeve të cilat parashtrohen. Ka institucione në shtet, ka procedura përmes të cilave do të hapet i gjithë procesi, do të grumbllohen të gjithë dokumentet, të gjithë dëshmitë dhe në bazë të asaj do të miratohen, me siguri, edhe vendimet”, tha Spasovski.

Ndryshe, të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut kishin afat për ndryshimin e dokumenteve personale deri më 13 shkurt të këtij viti. Pas kësaj date, tani qytetarët me pasaporta të vjetra nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit. Ndryshimi i dokumenteve buron nga Marrëveshja e Prespës, e nënshkruar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë më 17 qershor 2018, e cila u dha fund mospajtimeve të kamotshme mes dy shteteve.