Spasovski: Në vend të amnistisë, më shumë burgje

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski vlerëson se, ligji për amnisti sillet në një moment joadekuat, si dhe se me përfshirjen që që është paralajmëruar nuk do të kontribuohet në mënyrë të dukshme në uljen e presioneve nëpër burgje. Në vend të kësaj, ai propozom rritje dhe përmirësim të kapaciteteve institucioneve ndëshkimore – përmirësuese, transmeton Portalb.mk.

Spasovski sot theksoi se, përvojat e kaluara me ndryshimet e këtilla kanë treguar se, të dënuarit, posaçërisht për grabitje dhe vjedhje të rënda, më së shpeshti i përsërisin veprat dhe shpejtë kthehen në burg.

“Çdoherë  theksojmë atë se, personat që kanë kryer vepra penale, para së gjithasht, grabitje dhe vjedhje të rënda paraqesin edhe një ngarkesë për gjendjen e sigurisë. Nëse i shohim ligjet e fundit për amnisti do të shohim se, pjesa më e madhe e atyre personave për dy deri në tre muaj sërish kthehen sepse kanë sërish vepra penale me të cilat ne përballemi çdo ditë”, tha Spasovski.

Ministria e Drejtësisë e përgatiti Propozim-ligjin për Amnisti, me të cilin bëhet i mundur lirimi dhe ulja e dënimit me burg për veprat penale të lehta. Me ligjin propozohet, personat të cilët janë dënuar me dënim burg deri në gjashtë muaj, tërësisht të lirohen nga vuajtja e dënimit. Ata, të cilët janë dënuar me burg mbi gjashtë muaj, lirohen nga vuajtja e 30% të dënimit total të shqiptuar me aktgjykim të formës së prerë.