SpaceX ka shtyrë lëshimin e raketës më të madhe ndonjëherë

Kompania SpaceX e miliarderit Elon Musk, e ka shtyrë lansimin e raketës më të madhe të ndërtuar ndonjëherë. Raketa Starship ishte planifikuar të lansohej në orët e pasdites, mirëpo lansimi është shtyrë në momentin e fundit, transmeton REL.

Problemi qëndronte te presioni në fazën e parë të lëshimit të raketës.

Starship është pothuajse 120 metra e lartë dhe ka gati dyfishin e vrullit të çdo rakete tjetër në histori.

Raketa pa ekuipazh ishte planifikuar të nisej nga një bazë në Teksas të Shteteve të Bashkuara.

Synimi ishte që ajo të fluturonte në drejtim të lindjes dhe të përfundonte një qark të globit për rreth 150 minuta.

Tani do të duhet një minimum prej 48 orësh që raketa të mund të bëhet gati për lëshim.