X vendosi tu japë etiketën blu llogarive të cilat kanë 2500 ndjekës të verifikuar

Rrjeti social X vendosi tu japë etiketën blu të verifikimit përdoruesve të cilët kanë më shumë se 2,500 ndjekës së verifikuar të cilët janë njerëz të abonuar në X Premium, raporton PCW.

Në të kaluarën, etiketa blu e Twitter tregon se përdoruesi ishte njeri me influencë. Sot do të thotë se një përdorues që plotëson kriterin minimal të moshës dhe paguan mund ta ketë këtë etiketë.

Asokohe etiketa blu na ndihmonte të kuptonim nëse figurat publike janë ato çfarë ata pretendojnë. Nëse dikush kishte popullaritet, i famshëm, influencer apo gazetarë, përfitonte etiketën blu e cila njëkohësish ndihmonte në reduktimin e informacioneve të rreme.

Deri më sot të kishe një etiketë blu do të thoshte se keni nevojë të ndiheni i rëndësishëm, keni nevojë për funksionalitetet e avancuara të X Premium, dikush po ju imiton në platformë ose jeni një bot crypto-spam.