Sot luhen dy ndeshje, nesër do të luhet ndeshja e fundit e javës së XX-të në Ligën e Parë
Në kuadër të javës së XX-të në Ligën e Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut, do të luhen edhe tri ndeshje, ashtu që sot luhen dy ndeshje, ndërsa nesër një, transmeton Portalb.mk.
Arsimi në Gostviar do të pret Makedonija Gjorçe Petrovin. Ndeshja do të luhet sot prej orës 14:00. Në kohë të njëjtë do të luhet edhe ndeshja ndërmjet Tikveshit dhe Sileksit.
Të hënën, në kohë të njëjtë, Shkëndija në Tetovë do të pret Pelisterin. Nëse vendasit do të fitojnë, do të afrohen katër pikë më afër vendit të parë, Vardarit.
Vardari dje humbi dy pikë në Strugë, pasi mbeti baraz 1-1 me KF Struga Trim&Lum. Dje luajti edhe ndeshja ndërmjet Rabotçkit dhe Shkupit, ndeshje e cila mbaroi me rezultat 3:0.
Të premten u luajt ndeshja Bashkimi – AP Brera, ku mysafirët shënuan fitore me rezultat 0:2.
Kampion i Ligës së Parë në sezonin e kaluar u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës. Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Dytë për herë të parë.