Sonte në mesnatë do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

 

Komisioni Rregullatorë për Energjetikë në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar që prej nesër do të ketë çmime të reja te lëndët djegëse, transmeton Portalb.mk.

“Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1), rriten për 1,50 denarë/litër”, sqarojnë nga Komisioni.

Çmimi i eurodizelit nuk do të ndryshon. Benzina BS-95 do të jetë 81.5 denarë, eurosuper BS-98 do të jetë 83.5 denarë, Eurodizel BS do të jetë 72.5 denarë, vaji për djegie- ekstra i lehtë 71.5 denarë.