Në Bruksel filloi skriningu shpjegues për Klasterin 5: Resurse, bujqësi dhe kohezion

Nga sot dhe deri me 20 korrik, në Bruksel, delegacioni i Maqedonisë së Veriut së bashku me atë të Republikës së Shqipërisë do të ndjekin skriningun shpejgues për Klasterin 5, Resurse, bujqësi dhe kohezion, njofton Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE), transmeton Portalb.mkSkriningu është proces që Maqedonia e kalon me synim për t’ua anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Ky është një klaster shumë i rëndësishëm dhe voluminoz dhe i njëjti rregullon 5 Kapituj shumë të rëndësishëm që lidhen me zhvillimin ekonomik të një vendi si që janë: Bujqësia dhe zhvillimi rural, siguria e ushqimit, veterinaria dhe politika fitosanitare, peshkataria, politika rajonale dhe koordinimi i intrumenteve strukturore si dhe dispozitat financiare dhe buxhetore, thonë nga SÇE.

Gjatë këtyre 4 ditëve të skriningut shpjegues për Klasterin 5, ekspertët e Komisionit Evropian do të prezantojnë përpara delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë risitë në legjislacionin e BE-së sa përket këtij klasteri, gjegjësisht direktivat dhe regullativat e reja të miratuara pas vitit 2018, kurse delegacioni i Maqedonisë së Veriut duhet të tregojë kornizën kohore në të cilën vendi pritet t’i miratojë dhe të njëjtat t’i inkorporojë në legjislacionin vendas.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka përmbyllur skriningun bilateral dhe shpjegues për 4 Klasterë, apo gjithsej 26 Kapituj dhe 3 fusha. Mbetet që deri në nëntor të këtij viti, ta kompletojmë edhe skriningun bilateral për dy Kapitujt e fundit, respektivisht të përfundojnë skrining takimet për 7 kapitujt e mbetur për 2 klasterët e fundit: Resurse, bujqësi dhe kohezion dhe Marrëdhëniet e jashtme.

Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nga pala e Maqedonisë së Veriut, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës.

Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.

VMRO-ja opozitare vazhdon të bllokojë procesin e ndryshimeve kushtetuese.