Skenar ndryshe në ditën e 94-t të protestës në Shqipëri

Protesta e ditës së 94-t kundër qeverisë ka marrë një tjetër zhvillim, pasi një pjesë e protestuesve kanë vijuar marshimin edhe në rrugicat pas godinës së Kryeministrisë. Protesta nisi me grumbullimin e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas drejt Kryeministrisë, ku kërkesa kryesore mbetet largimi i Edi Ramës nga detyra, raporton Euronews.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, një pjesë e protestuesve kanë marrë informacion se kryeministri ndodhet brenda në zyrën e tij dhe kanë lëvizur në pjesën e pasme të godinës, për të penguar daljen e tij.

Ndërkohë, Policia ka ndaluar marshimin e protestuesve konkretisht në rrugën “Ismail Qemali”, pak metra pas Kryeministrisë.