Shpëtoi 26 vjeçarja në lumin Vardar, ndërsa ende po kërkohet 16 vjeçarja

Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se po kërkohet akoma një vajzë 16 vjeçare në lumen Vardar, pasi kanë marrë një thirrje urgjente. Ata të shoqëruar nga institucionet tjera kanë filluar kërkimin, transmeton Portalb.mk.

“Sipas informacioneve të fundit nga terreni, në vendngjarje është e pranishme një ekip e MPB-së me varkë, dhe gruaja 26-vjeçare është gjetur gjallë. Kërkimi për vajzën 16-vjeçare vazhdon”, raportoi Qendra.

Në mesditë ishte njoftuar Qendra se dy vajza janë mbytur në lumen Vardar afër fshatin Ulancë. Njoftimi ishte bërë nga motra e 16 vjeçares.