Shkup, më 20 mars do të jepet shfaqja e baletit “Zonja me kameli”

Më datë 20 mars, duke filluar nga ora 20:00, në skenën e Operës dhe Baletit Nacional do të jepet shfaqja madhështore dhe dramatike e baletit “Zonja me kameli” nën muzikën e Xhuzepe Verdit, ku sfondi dramaturgjik është marrë nga vepra e tij e njohur “Traviata”, transmeton Portalb.mk.

Dirigjenti është Ivan Eminoviq, koreografia është e një prej koreografëve kryesorë rus, Vasilij Medvedev, i cili punon me teatrot e mëdhenj “Bolshoi” nga Moska dhe “Marinsky” nga Shën Petersburg, kurse skenografia dhe kostumografia e mrekullueshme janë të Pavol Juras nga Sllovakia.

Rolet kryesore do t’i interpretojnë: Mimi Pop Aleksova Atanasovska dhe Boban Kovaçevski, së bashku me solistët, ansamblin e baletit dhe orkestrën e Operës dhe Baletit Nacional.