Shkup, autobusët e NTP-së në qarkullim, të punësuarit sot do të të marrin rroga

Autobusët e Ndërmarrjes së Transportit Publik “Shkupi” mëngjesin e sotëm (16 shkurt) kanë dalë nga dy depot e autobusëve në Autokomandë dhe Gjorçe Petrov dhe janë në qarkullim të rregullt, transmeton Portalb.mk.

“Keqkuptimet për të ardhurat personale janë tejkaluar dhe punonjësit do të marrin pagën e janarit sot. Në interes të shfrytëzuesve tanë të shërbimit, ne do t’ua ofrojmë shërbimin tonë rregullisht, me të gjithë autobusët e ofruar për transportin publik të qytetit”, tha mëngjesin e sotëm për MIA-n Micko Stojanovski, kryetar i Sindikatës së NTP-së “Shkupi”.

Ai theksoi se transporti publik urban do të funksionojë normalisht.

Stojanovski shprehu shpresën se këtu do të përfundojë, siç tha ai, të gjitha keqkuptimet dhe qytetarët nuk do të kenë më të merren me punëtorët e NTP- “Shkupi”, detyrat e tyre të punës dhe pagat.

Autobusët e Ndërmarrjes së Transportit Publik “Shkupi” sipas njoftimeve të djeshme nga sindikatat, sot nuk është dashur të qarkullojnë për shkak të mospagesës së pagës së janarit.

Me 22 janar Shkupi për disa orë mbeti pa transport publikpasi Këshilli i Qytetit të Shkupit nuk i miratoi subvencionet për NTP që kompania priste për të paguar pagën e dhjetorit. Megjithatë pas një seance të jashtëzakonshe ato u votuan dhe transporti publik u kthye në normalitet.