Shkupi mbetet pa transport publik, NTP nuk mori subvencione me të cilat duhet të ndajë rrogat e dhjetorit
“Nga ora 04:40 deri në orën 9 të mëngjesit të sotëm, transporti publik i qytetit ka funksionuar normalisht. Si do të funksionojë më tej varet nga seanca e sotme, e katërta me radhë ku nuk votohet për subvencionet e NTP-së dhe fatin tonë për vitin 2024”, tha Stojanovski.
Për këtë, thotë ai, janë mbledhur për të bërë presion mbi këshilltarët e Qytetit të Shkupit, të cilët “tash e disa muaj shmangen dhe nuk marrin vendim për subvencionimin e buxhetit”.
“Nëse seanca e sotme përfundon ashtu siç duan punonjësit dhe sindikatat, atëherë në orët e mbrëmjes dhe pasdite transporti publik urban do të funksionojë normalisht. Nëse merret vendim i pjesshëm, ose vendim muaj pas muaji, që nuk u shkon për shtat punonjësve, sepse po afrohen zgjedhjet kur nuk mund të merren vendime, atëherë transporti publik urban në të ardhmen do të bllokohet dhe nuk do të zhvillohet në rrugëve të qytetit të Shkupit”, tha Stojanovski.
NTP “Shkup” nuk mund të ndajë pagën, sepse vendimi për dhënien e subvencioneve prej 11 milionë euro nga Qyteti i Shkupit nuk ka kaluar, sepse këshilltarët nga VMRO-DPMNE nuk e kanë votuar.
Kujtojmë që edhe vitin e kaluar punëtorët e ndërmarrjes publike nuk dolën për të vozitur për shkak të vonesës në dhënien e pagave brenda afatit ligjor të NTP “Shkupi”, por pas zgjidhjes së problemit autobusët vazhduan të qarkullojnë nëpër rrugët e Shkupit.