Netflix lançoi eksperiencën e re të kërkimit fuqizuar nga inteligjenca artificiale

Pasi paralajmëroi integrimin e AI, Netflix zyrtarisht zbuloi funksionalitetin në evenimentin e teknologjisë, transmeton PCW.

Eksperienca e re e kërkimit përdor ChatGPT-në e OpenAI për tu ofruar përdoruesve një kërkim në formën e një bashkëbisedimi. 

Përdoruesit mund të vendosin preferencat e tyre duke përdorur shprehi të natyrshme siç “Dua diçka argëtuese,” dhe inteligjenca artificiale do tu paraqesë rezultatet e kërkimit. 

Funksionaliteti po lançohet kësaj jave në iOS në fazë beta. Disa abonentë në Australi dhe Zelandën e Re kanë akses në të raportoi Bloomberg. Edhe konkurrentët e tjerë kanë filluar përdorimin e inteligjencës artificiale siç është Amazon. 

Një krahasim më i afërt është mjeti i kërkimit i Tubi-t, i fuqizuar nga ChatGPT, i cili u përgjigjej pyetjeve në lidhje me përmbajtjen dhe sugjeronte filma bazuar në kërkesat specifike të përdoruesit.