Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nesër do të fillojë vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut
Nesër në Shkup do të fillojë vizitat zyrtare presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Vizita e tij e parë do të jetë në Çair, ku do të pritet nga kryetari i kësaj komune, Izet Mexhiti, transmeton Portalb.mk.
“Kryetari i Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti, në frymën e avancimit të bashkëpunimit institucional dhe konsolidimit të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, do të mirëpresë më 26.02.2026 (E enjte) Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Komuna e Çairit do të jetë pika e parë e kësaj vizite zyrtare”, njoftuan nga Komuna e Çairit.
Presidenti Begaj në ora 12:30 pritet të jetë në objektin e komunës, për të vazhduar pastaj në hapësirat e Çarshisë së Vjetër, ashtu që në ora 13:30 do të vendosen lule te përmendorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
“Komuna jonë do të presë për vizitë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Kjo është një ngjarje historike për ne, hera e parë që Komuna e Çashkës vizitohet nga një President, dhe këtë herë nga Presidenti i Shqipërisë. Një moment krenarie për çdo qytetar të popullit tonë!”, njoftoi Suat Shaqiri, kryetari i Komunës së Çashkës, komunë e cila për herë të parë udhëhiqet nga një shqiptar.
Begaj në ora 14:30 pritet të vjen në Komunë e Çashkës, për të vazhduar pastaj në ora 16:00 në Jabollçishtë të Epërm.
Të premten, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të vizitohet nga presidenti Begaj. Kuvendi ka paralajmëruar takim mes kryekuvendarit Afrim Gashi dhe presidentit Bajram Begaj prej orës 15:00 në sallën “Drugdhendje”, ndërsa prej orës 15:30 do të ketë fjalim të presidentit Begaj në sallën “Maqedonia”.
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska – Davkova, të premten do pret presidenti Bajram Begaj.
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka paralajmëruar se presidenti Bajram Begaj do të jetë në Tetovë më 28 shkurt prej orës 09:30.