Shenjat nëse fëmija juaj është viktimë e dhunës nga bashkëmoshatarët e tij

“Prindërit duhet të kuptojnë se, duke pasur parasysh kulturën tonë, shumica e fëmijëve për fat të keq do të sillen dhunshëm, sepse një sjellje e tillë formohet nga përmbajtjet e sotme që shohin në televizion, internet dhe mediet sociale. Pandemia vetëm sa e ka përkeqësuar problemin e abuzimit. Korona, izolimi dhe përdorimi i shtuar i medieve sociale padyshim se kanë një ndikim të madh në bullizmin dhe numrin e incidenteve në mbarë botën gjë që është rritur ndjeshëm”, shpjegon Lisa Elliott, psikologe, për Checkup NeWsroom, duke folur për dhunën nëpër shkolla, problem ky që është në rritje, dhe njëkohësisht i bëri thirrje prindërve që të detektojnë gjitha shenjat nëse fëmija i tyre është viktimë e dhunës së bashkëmoshatarëve të tij, transmeton Panacea.mk.

Shenjat me të cilat prindërit mund të kuptojnë se fëmija i tyre është viktimë e dhunës së bashkëmoshatarëve në shkollë: fëmija nuk dëshiron të shkojë në shkollë ose shpesh futet në telashe gjatë orës së mësimit, befas ka nota shumë më të këqija, ndalon së foluri për bashkëmoshatarët dhe aktivitetet e shkollës, humb interesin për aktivitete, paraqiten të ashtuquajturat manifestime fizike (çrregullime të gjumit, tërheqje dhe dëshirë për të ndenjur vetë, ankesa për dhimbje ose sëmundje, shmangie nga kontakti me sy), manifestime emocionale (duket i trishtuar, i zemëruar ose nervozë, ri në ankth ose agresiv) dhe manifestime sociale (tërhiqet në vetvete, ndryshon miqtë, flet për arratisje ose vetëvrasje, papritmas ndalon përdorimin e kompjuterit ose pajisjeve të tjera celulare).

Si të dallojmë që një fëmijë është viktimë e dhunës?

Por, ajo thotë, se përveç mësuesve dhe profesorëve, rol të madh luajnë edhe prindërit, të cilët mund të kontribuojnë në uljen e shkallës së dhunës së bashkëmoshatarëve në shkollë.

Inkurajimi i empatisë duhet të jetë primar në edukimin e fëmijëve. Përqendrimi në nevojat dhe ndjenjat e të tjerëve do të kontribuojë në lumturinë e përgjithshme të fëmijës, por njëkohësisht do ti ndihmojë në përballimin e dhunës së mundshme.

“Nëse asgjë tjetër, prindërit mund t’i mësojnë fëmijët e tyre se dhuna është e gabuar dhe nëse u ndodh duhet ta raportojnë gjithmonë, qoftë te mësuesi, psikologu i shkollës apo prindi”, thotë psikologja, duke shpjeguar se shenjat të cilat prindërit mund ti detektojnë tek fëmijët e tyre nëe janw viktima të dhunës së bashkëmoshatarëve në shkollë.

Shenjat më të zakonshme janë këto: Shenjat me të cilat prindërit mund të kuptojnë se fëmija i tyre është viktimë e dhunës së bashkëmoshatarëve në shkollë: fëmija nuk dëshiron të shkojë në shkollë ose shpesh futet në telashe gjatë orës së mësimit, befas ka nota shumë më të këqija, ndalon së foluri për bashkëmoshatarët dhe aktivitetet e shkollës, humb interesin për aktivitete, paraqiten të ashtuquajturat manifestime fizike (çrregullime të gjumit, tërheqje dhe dëshirë për të ndenjur vetë, ankesa për dhimbje ose sëmundje, shmangie nga kontakti me sy), manifestime emocionale (duket i trishtuar, i zemëruar ose nervozë, ri në ankth ose agresiv) dhe manifestime sociale (tërhiqet në vetvete, ndryshon miqtë, flet për arratisje ose vetëvrasje, papritmas ndalon përdorimin e kompjuterit ose pajisjeve të tjera celulare).

Çfarë duhet të bëni nëse vije deri tek dhuna?

Çdo ndryshim siç shpjegon Elliott, është një shenjë paralajmëruese dhe duhet të veprohet për zbulimin e shkakut të vërtetë të kësaj sjelljeje të pazakontë.

Inkurajimi i empatisë duhet të jetë primar në edukimin e fëmijëve. Përqendrimi në nevojat dhe ndjenjat e të tjerëve do të kontribuojë në lumturinë e përgjithshme të fëmijës, por njëkohësisht do ti ndihmojë në përballimin e dhunës së mundshme. Prindërit duhet të flasin hapur me fëmijët e tyre për bullizmin, duke bërë pyetje të tilla si “A jeni ngacmuar ndonjëherë?” Si u ndjeve në atë moment?”, dhe nuk është ide e keqe, as ajo që të luani me role dhe ta pyesni fëmijën se si do të ndihej nëse do të përjetonte një lloj dhune”, thotë ajo.

“Është e rëndësishme që çdo prind t’i mësojë fëmijës së tij empatinë dhe mirësinë, sepse fëmijët lindin me një sasi të caktuar të empatisë thellë në vete. Ata nuk dinë të jenë të këqij. Ajo që ndryshon me kalimin e kohës janë gjërat ndaj të cilave fëmijët ekspozohen më shumë dhe çfarë shohin te njerëzit që i rrethojnë”, thotë psikologja.