SHBA hoqi një organizatë të Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur të hënën se organizatën Hayat Tahrir al-Sham (HTS) nuk e konsiderojnë më terroriste, raporton Radio Evropa e Lirë.
HTS-ja është grup që dikur kishte lidhje me Al-Kaidën – organizatë terroriste – ndërsa në dhjetor e ka rrëzuar Qeverinë në Siri.
“Në konsultim me Prokurorin e Përgjithshëm dhe Sekretarin e Thesarit, ju njoftoj për heqjen e Frontit al-Nusrah, të njohur edhe Hay’at Tahrir al-Sham nga lista e organizatave terroriste”, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Një koalicion i armatosur, i udhëhequr nga lideri i grupit HTS, Ahmed al-Sharaa, e ka rrëzuar Qeverinë e Bashar al-Assadit, atëbotë president, duke i dhënë fund regjimit brutal që ka zgjatur për gjysmë shekulli nga familja e Assadit.