Serbia sërish refuzoi të përballet me Kosovën në volejbollin në rërë

Për herë të dytë brenda pak javësh Serbia ka refuzuar të përballet me Kosovën në garat ballkanike të volejbollit në rërë, raporton Koha.net. Kjo ndodhi edhe të premten në një garë ballkanike në Maqedoni të Veriut, për grupmoshën U22.

Ekipi i Kosovës i përbërë nga Yllka Jashari e Melirona Avdullahu është dashur të përballet me ekipin e Serbisë.

Por lojtaret serbe kanë refuzuar të dalin në fushë dhe kështu Kosova ka fituar me rezultat zyrtar, ka njoftuar federata kosovare e volejbollit.