Rritje e prodhimit dhe numrit të punëtorëve në industrinë e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e prodhimit industrial për 6.1 përqind, ndërsa numri i të punësuarve është rritur për 0.8 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit maj të vitit 2023, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rritje për 8.6 %, në sektorin Industria përpunuese shënon rritje për 5.3 %, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rritje për 4.0 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti sqaroi që numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit maj të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie për 2.2 %, te Furnizimi me energji rënie për 4 %, ndërsa në sektorin Industria përpunuese ka rritje nga 1.3 %.