Rritje e numrit të të punësuarve në industrinë e Maqedonisë së Veriut, rritje më të madhe pati te minierat

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit janar është regjistruar rritje e numrit të të punësuarve në industri, krahasuar me janarin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit janar të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje për 6.0 %, në sektorin Industria përpunuese ka rritje prej 2.4 %, ndërsa në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar ka rritje prej 0.8 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në këtë periudhë rritje më e madhe është regjistruar te reparti për riparimin dhe instalimin e makinerive dhe pajisjeve, ndërsa ulja më e madhe te prodhimi i veshjeve dhe prodhimi i pajisjeve elektrike.