Rritje e çmimeve në bujqësinë e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e çmimeve në bujqësinë e Maqedonisë së Veriut për 9.9 përqind, krahasuar me janarin e vitit paraprak, edhe pse ka pasur rënie te shpenzimet për 2.2 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Në pjesën e autputit, në muajin janar të vitit 2026, krahasuar me muajin janar të vitit 2025, çmimet e prodhimit bimor janë zmadhuar për 12.3 % dhe çmimet e prodhimit blegtoral janë zmadhuar për 1.3 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në këtë periudhë, rritje më e madhe u regjistrua te perimet (21.1 %) dhe bimët industriale (17.7 %), ndërkohë rënie më e madhe u regjistrua te frutat dhe rrushi (-6.6 %).