Rreth 5.000 fëmijëve në Shkup iu ka ikur ndonjë dozë e vaksinës për “kollën e keqe”

4.991 fëmijë nga Shkupi nuk janë vaksinuar tërësisht për pertusis (kolla e keqe), sipas të dhënave të dorëzuar nga Shtëpia e Shëndetit Shkup, kumtuan nga Instituti për Shëndet Publik (ISHP). Prej tyre, në periudhën e fundit janë vaksinuar 982 fëmijë, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Pre fëmijëve të vaksinuar në periudhën e fundit, 40% kanë pranuar rivaksinim të parë.

Deri më tani, vaksinë kundër pertusis kanë marrë 4.036 fëmijë, prej të cilëve shumica kanë pranuar dozë të parë, të dytë dhe të tretë.

Nga Instituti thonë se në pajtueshmëri me rekomandimet nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive, prej 18 janar e këndej, të gjitha pikat për vaksinim në vend, në bashkëpunim me shërbimet epidemiologjike nga, kryejnë kërkim të personave të pavaksinuar dhe bëjnë  thirrje për imunizim.

Më së shumti raste në Shkup, në moshë prej 10 deri në 19 vjeç

Në ndërkohë, në periudhën prej 9 deri më 15 shkurt janë paraqitur 17 raste të kollës së keqe. Të gjitha rastet e paraqitura janë nga Shkupi, ndërkaq numri më i madh i rasteve janë në moshë prej 10 deri më 19 vjeç. Prej 17 rasteve të reja, 5 janë hospitalizuar.

“Prej 1 janarit, deri më 15 shkurt, në shtet janë regjistruar gjithsej 39 raste të kollës së keqe. Ky numër është për disa herë më i madh se numri i të sëmurëve në periudhën e kaluar (2018-2022), kur janë regjistruar gjithsej 9 raste”, kumtojnë nga Instituti.

Nëse merret parasysh vendbanimi, më së shumti të infektuar ka në Shkup 33 edhe atë në 9 komuna të ndryshme. 3 janë në Kumanovë, 2 në Gostivar dhe 1 në Bogovinë.

Rreth 64% prej të sëmurëve nuk janë të vaksinuar tërësisht ose kanë marrë vetëm ndonjërën prej dozave.

Kujtojmë se shenjat e para të kollës së mirë janë të ngjashme me ftohjen, si rrjedhje hundësh dhe dhimbje fyti. Rreth një javë më pas, personi mund të ketë sulme të kollës që janë aq të rënda sa që lëshojnë një tingull të lartë midis kollitjeve ndërsa përpiqen të marrin frymë.

Ngjitshmëria e kësaj sëmundje zgjat 5-6 ditë, periudha e inkubacionit mund të variojë nga 7 deri në 21 ditë dhe rastet e konfirmuara duhet të qëndrojnë të izoluara pesë ditë pas fillimit të terapisë me antibiotikë.

LEXO: Kolla e madhe merr përmasa të mëdha, mjekët këshillojnë, mos vononi kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë