RMV, një burrë humbi jetën në një aksident, një grua dhe dy fëmijë mbetën të lënduar

Një tridhjetë e nëntë vjeçar ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë, dy prej tyre të mitur, janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës dy të mëngjesit në autostradën e shpejtë Shtip-Koçan, transmeton Portalb.mk.

Sipas informacioneve fillestare të SPB Shtip, në aksident është përfshirë vetëm një automjet, i cili është raportuar në orën 02:24 të mëngjesit. Vetura “Renault Laguna” me targa të Shkupit ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Krupisht.

“Me datë 06.05.2024 në ora 02.45 në SPB Shtip është raportuar se në autostradën e shpejtë Shtip – Koçan, afër fshatit Krupisht, ka jashtë rrugës automjeti i pasagjerëve “Reno Laguna” me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.M (34) nga Shkupi. Pas aksidentit, shoferi dhe pasagjerët I.M.(39) nga Shkupi dhe dy të mitur janë transportuar në Spitalin e Shtipit, ku I.M. i është konstatuar vdekja, ndërsa për shoferin dhe të miturit janë konstatuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin zyrtar të MPB-së.

Vendi është inspektuar nga një prokuror publik dhe një ekip inspektues nga SPB Shtip.