Ronaldo, futbollisti i parë që ka shënuar 850 gola në karrierë

Cristiano Ronaldo, futbollisti i klubit saudit Al Nassr, u bë lojtari i parë që ka shënuar 850 gola në ndeshje zyrtare në karrierën e tij, raporton Anadolu.

Ronaldo përmirësoi rekordin e tij në ndeshjen mes Al Hazm dhe Al Nassr në raundin e pestë të Ligës së Parë të Futbollit të Arabisë Saudite.

Ronaldo (38), i cili shënoi golin e katërt për Al Nassr në fitoren 5:1, e rriti numrin e golave ​​në karrierën e tij në klub dhe në kombëtare në 850. I dyti në listën e golashënuesve të të gjitha kohërave është argjentinasi Lionel Messi, i cili goditi rrjetën 818 herë.

Sulmuesi portugez ka shënuar 123 nga golat e tij për kombëtaren e Portugalisë, 450 për Real Madridin, 145 për Manchester Unitedin, 101 për Juventusin, 5 për Sportingun e Lisbonës dhe 26 për Al Nassr.

Al Nassr, i cili e filloi ligën me dy humbje radhazi, ka fituar tre ndeshjet e fundit në të cilat Ronaldo ka shënuar 6 gola për t’u ngjitur në vendin e gjashtë në tabelë. Portugezi është në krye të listës së golashënuesve.