Shkup, automjeti godet për vdekje një këmbësor, shoferi u largua nga vendi i ngjarjes

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se, një automjet ka goditur për vdekje një këmbësor 75 vjeçar në orët e para të së dieles, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, transmeton Portalb.mk.

“Sot pas mesnate, në orën 00:24 në SPB Shkup është paraqitur se në udhëkryqin nga bulevardi “Nikolla Karev” dhe rruga “Prohor Pçinksi” në Shkup, një automjet ka goditur këmbësorin I.E. (75) nga Shkupi dhe është larguar nga vendi. Nga lëndimet e marra I.E. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa Ndihma e Shpejtë ka konstatuar vdekjen”, njoftuan nga MPB.

Një ekip i SPB-së Shkup dhe prokurori publik kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi me urdhër të prokurorit, është dorëzuar për obduksion.