RMV, vitin e kaluar u transportuan mbi 13.5 milionë udhëtarë

Enti Shtetëror i Statistikës raportoi se gjatë vitit 2022, janë transportuar 13,566,000 udhëtarë, prej cilëve 12,557,000 në transportin urban, ndërsa në transportin mes qyteteve janë transportuar 1,009,000 udhëtarë, transmeton Portalb.mk.

Me 1,709 automjete të përfshira në hulumtim janë realizuar gjithsej 58,135,000 kilometra, prej cilave 52,044,000 në transportin urban, ndërkaq në transportin ndërkombëtar janë realizuar 6,091,000 kilometra.

Të dhëna për taksi-transportin janë marrë nga 235 njësi raportuese. Më shumë detaje gjeni KËTU.