Në Gjermani studenti paguan rreth 38 euro në muaj, ndërkohë në Maqedoninë e Veriut mbi 105 euro
Forumi për Ndryshime në Arsim (FNA) ka reaguar përmes një raporti ku ka krahasuar shpenzimet e studentëve të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Evropës në transportin rajonal, transmeton Portalb.mk.
“Pra, në një vend ku pagat janë disa herë më të ulëta se në Gjermani apo Slloveni, studenti paguan dy apo tre herë më shumë vetëm për të arritur në universitet”, raportoi FNA-ja.
Ata theksuan së në Gjermani një student paguan 38 euro në muaj për transport rajonal, në Slloveni nga 25 deri 55 euro, ndërkohë nga Tetova në Shkup shpenzohen 105 euro, nga Kumanova 100, ndërsa nga Gostivari rreth 130 euro.
Pas rritjes së çmimeve të biletave për transportin ndërurban për të cilat raportoi fillimisht Portalb.mk, pati reagime edhe nga qytetarët. Ministrja e Arsimit tha se për momentin nuk është prioritet të jepen subvencione për studentët, ndërsa kryeministri tha se do e rishqyrtojnë.
Ndryshe, shtrenjtimi i biletave të autobusëve për linjat ndër-urbane së pari filloi në shkurt të vitit 2022 ndërsa që atëherë çmimet janë shtrenjtuar disa herë. Për këtë problem qytetarët dhe studentët janë ankuar vazhdimisht, por kanë hasur në vesh të shurdhër.
- LEXO: Edhe një goditje për xhepin: U shtrenjtuan biletat për linjat ndërurbane, nga Tetova në Shkup për 50 denarë, nga Kumanova për 30 denarë
- LEXO: Mbeten “të kripura” çmimet e biletave të autobusëve për linjat ndër-urbane në RMV, kompanitë nuk do t’i ulin
- LEXO: RMV, shtrenjtohen sërisht biletat ndër-urbane, studentët e ekspozuar ndaj harxhimeve më të mëdha
- LEXO: Parlamenti studentor i UKM-së kërkoi studentët të mbrohen nga rritja e çmimit të biletave për autobus
- LEXO: RMV, u shtrenjtua çmimi i biletave ndër-urbane, qytetarët: Po pamundësohet jeta në këtë vend