RMV, vazhdon me punë Komisioni hetimor për skandalin në Klinikën e Onkologjisë

Komisioni Hetimor Parlamentar për skandalin në ISHP Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji në seancën e sotme ka vazhduar shqyrtimin e akteve dhe dokumenteve nga Klinika. Anëtarët e LSDM-së në fillim kërkuan që deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski të kërkojë falje për pretendimet se Qeveria me vendim i ka asgjësuar materialet dëshmuese lidhur me Klinikën, transmeton Portalb.mk.

Ata theksuan se në fakt bëhet fjalë për dokumente për pajisje mjekësore të vjetruara dhe pajisje zyre në vlerë prej 0 denarë.

Milloshoski kërkoi falje, por tha se mosbesimi në punën e Qeverisë është i arsyeshëm.

“Dyshimet e mia ishin më seriozet, sepse në një rast si ky kur kemi rënie të besimit në sistemin shëndetësor dhe shohim se si mbrohet Filipçe në çdo mënyrë nga përgjegjësia e tij, është normale për ne si deputetë dhe shumë pacientë të dyshojnë në mënyrën se si funksionon qeveria. Nëse qeveria do të punonte si duhet, ky skandal nuk do të kishte ndodhur fare. Nuk do të kishim një raport kaq skandaloz nga Enti shtetëror për revizion në të cilin ishin regjistruar paligjshmëri të shumta”, tha Milloshoski.

Kryetarja e komisionit, Rashela Mizrahi, tha se sipas Rregullores çdo gjë e shprehur është përtej saj, por se lejon shprehjen e të gjitha palëve në mbështetje të zbulimit të së vërtetës.

Ajo bën me dije se nga viti 2018 Klinika nuk ka kolegjium ekspertësh i cili sipas ligjit ka pasur obligim t’i propozojë drejtorit blerjen e barnave dhe materialeve tjera harxhuese për kryerjen e veprimtarisë së institucionit.

“Duke marrë parasysh se një kolegjium ekspertësh që duhej të përvijonte kërkesat dhe nevojat reale të pacientëve, lind pyetja se nga ka ardhur lista e barnave për terapi biologjike, është krijuar diku mes drejtorit dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, theksoi Mizrahi.

Sipas Ligjit për Kujdes Shëndetësor, çdo nevojë për terapi të re biologjike kërkon miratim nga Ministria e Shëndetësisë dhe analizë, shtoi deputetja, duke theksuar se një analizë e tillë nuk ekziston.

Mizrahi theksoi se kornizat tjera ligjore nuk janë respektuar.

“Nga pikëpamja organizative, veprimtaria shëndetësore në objektet shëndetësore duhet të kryhet në përputhje me protokollet e vendosura nga Ministri i Shëndetësisë. Asnjëherë nuk kemi parë protokolle, akte, biznese, udhëzime apo analiza të tilla në korrelacion me FSSh-në e kështu me radhë”, sqaroi Mizrahi.

Sipas dokumenteve të pranuara, ajo gjendjen në Klinikë e ka vlerësuar si “bashibozuk i kompletuar me prova”.

Bëhet me dije se konsumi i furnizimeve në Klinikë nuk është arkivuar, nënshkruar dhe miratuar në mënyrë të duhur nga personat përgjegjës.

“Ose kjo në thelb do të thotë se po punojnë pa asnjë evidencë që e ka vërejtur edhe Enti Shtetëror i Revizionit”, tha Mizrahi.

Ndryshe, më 1 shtator 2023, në bazë të urdhrit gjyqësor, sipas drejtimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, pjesëtarë të MPB-së kanë kryer bastisje në Klinikën e Onkologjisë, si dhe në dy lokacione tjera në banesa private në Shkup. Janë marrë disa kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe tjetër dokumentacion, të cilët do të jenë lëndë e analizës dhe ekspertizës. Ky aksion erdhi pas publikimit të informacioneve në media se punonjësit e Klinikës së Onkologjisë në mënyrë të paligjshme u shesin barna pacientëve.

Lënda e formuar në lidhje me keqpërdorimet në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji ka siguruar dokumentet zyrtare nga ky institucionet në lidhje me raportin financiar nga 1 janari i vitit 2015 deri në mars të vitit 2023. Seanca tjetër do të jetë më 4 dhjetor, ku do të merret në pyetje infermierja e cila është e akuzuar për shpërdorim të detyrës me dyshimin se ka vjedhur citostatikë. Ministri i Shëndetësisë, Mexhiti, deklaroi se do të implementohet sistemi KATO për të siguruar që në të ardhmen të mos ketë raste të këtilla.