RMV, më 4 dhjetor gjykimi kundër infermieres nga Onkologjia

Gjykimi kundër infermieres nga Klinika për onkologji e cila është e akuzuar për shpërdorim të detyrës me dyshimin se ka vjedhur citostatikë është shtyrë për më 4 dhjetor, informojnë nga Gjykata themelore penale Shkup, raportoi MIA.

“Seanca kryesore për lëndën me K.nr. 1990/23 ndaj A.O. për veprën penale Shpërdorim në deetyrë nga neni 3]54 paragrafi1 nga KP, ndërkaq lidhur me punën në Klinikën universitare për radiologji dhe onkologji Shkup, është shtyrë”, qëndron në kumtesën nga Gjykata penale.

Shkak për shtyrjen, siç konstaton Gjykata, është se Prokurori publik nuk ka pranuar ftesë të rregullt për shkak të grevës së shërbimit publik të prokurorisë, si dhe mungesës së të akuzuarës për çka nuk është kthyer parashtresa për pranim.

“I pranishëm në seancë ishte avokati i të akuzuarës, i angazhuar nga familja, me autorizim të plotë”, shtojnë nga Penalja.

Sipas aktakuzës, e akuzuara, me qëllim të përfitojë dobi të paligjshme pronësore për vete, ka përvetësuar numër më të madh të ampulave të ndryshme në vlerë të përgjithshme prej 59 760 denarëve të cilat shërbimi ia kishte lënë në besim. Ampulat i ka nxjerrë nga vendi i punës, ndërsa më pas i ka lënë në automobil me qëllimi që t’ia dorëzojë një personi tjetër.

Ndryshe, më 1 shtator 2023, në bazë të urdhrit gjyqësor, sipas drejtimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, pjesëtarë të MPB-së kanë kryer bastisje në Klinikën e Onkologjisë, si dhe në dy lokacione tjera në banesa private në Shkup. Janë marrë disa kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe tjetër dokumentacion, të cilët do të jenë lëndë e analizës dhe ekspertizës. Ky aksion erdhi pas publikimit të informacioneve në media se, se punonjësit e Klinikës së Onkologjisë në mënyrë të paligjshme u shesin barna pacientëve.

Për rastin në Klinikën e Onkologjisë, Kuvendi zgjodhi përbërjen e komisionit hetimor, me propozim të VMRO – DPMNE-së.

Ky rast nxiti reagime të shumta në opinion.

Ministria e Shëndetësisë do të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet hetimore për zbardhjen e rastit të keqpërdorimit të terapisë për pacientët e Klinikës Onkologjike, kështu ka thënë për këtë rast ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Sipas tij, është e nevojshme të kryhet hetim i plotë dhe i paanshëm.