RMV, Komisioni e kaloi Ligjin për vetëqeverisje lokale në lidhje me kryetarët e komunave
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut mbaroi debate rreth propozim ligjit për Ligjin për Vetëqeverisjes Lokale përmes procedurës shkurtuar, ligj për të cilin do të nevojitet edhe votim shtesë, transmeton Portalb.mk.
Ku propozim-ligj në Kuvend është proceduar me procedurë të shkurtër, ndërsa për votimin e saj nevojitet shumicë prej dy të tretave.
Përmes këtyre ndryshimeve, planifikohet tejkalimi i zgjedhjeve lokale për kryetar komune, në rastet kur kryetari do të marrë një funksion tjetër në momentin kur mandati kryetarit akoma nuk ka përfunduar.
Në Kuvend ka pasur edhe debat për Ligjin për Shërbimet Mediatiket Audio dhe Audiovizuele, Ligjin për ndihmë juridike falas, Ligjin për ndryshimin e të dhënave nga sektori publik dhe debat për shfuqizimin e Ligjit për themelimin e Komisionit shtetëror për vendosjen në shkallë të dytë në sferën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse.
Ndryshe, disa komuna në Maqedoninë e Veriut, si Gostivari, Saraji dhe Aerodromi, tani udhëhiqen nga ushtruesit e detyrës së kryetarit të komunës, pasi kryetarët që ishin zgjedhur në zgjedhjet e fundit lokale, tani janë ministra ose deputetë.
Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut më 11 shtator kishin votuar nevojën për procedimin e ndryshimeve ligjore me procedurë të shkurtuar.