Prokuroria njoftoi që janë siguruar raportet financiare të Onkologjisë për tetë vitet e fundit

Lënda e formuar në lidhje me keqpërdorimet në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji ka siguruar dokumentet zyrtare nga ky institucionet në lidhje me raportin financiar nga 1 janari i vitit 2015 deri në mars të vitit 2023, transmeton Portalb.mk.

“Janë siguruar të gjitha raportet e përgatitura nga kontrolli i jashtëzakonshëm nga Fondi për Sigurim Shëndetësor për punën financiare të klinikës për periudhën prej 1 janarit të vitit 2015 deri në mars të vitit 2023”, njoftoi Prokuroria Themelore Publike, duke theksuar që këto dokumente janë dokumente zyrtare të siguruar nga organet shtetërore për hetim.

Ata sqaruan që raporti për tremujorin e fundit akoma nuk është përgatitur, por në momentin që do të përgatitet, menjëherë do të merret nga prokurori. Kjo lëndë ishte formuar me kërkesën e parashtruar më 13 gusht të këtij viti.

“Të gjitha dëshmitë në lëndë janë siguruar dhe tashmë janë lëndë e analizës nga personat profesionist”, sqaruan nga Prokuroria, duke kërkuar nga qytetarët që kanë informata, si dorëzojnë.

Ndryshe, më 1 shtator 2023, në bazë të urdhrit gjyqësor, sipas drejtimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, pjesëtarë të MPB-së kanë kryer bastisje në Klinikën e Onkologjisë, si dhe në dy lokacione tjera në banesa private në Shkup. Janë marrë disa kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe tjetër dokumentacion, të cilët do të jenë lëndë e analizës dhe ekspertizës. Ky aksion erdhi pas publikimit të informacioneve në media se punonjësit e Klinikës së Onkologjisë në mënyrë të paligjshme u shesin barna pacientëve.

Për rastin në Klinikën e Onkologjisë, Kuvendi zgjodhi përbërjen e komisionit hetimor, me propozim të VMRO – DPMNE-së. Ky rast nxiti reagime të shumta në opinion.

Ministria e Shëndetësisë do të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet hetimore për zbardhjen e rastit të keqpërdorimit të terapisë për pacientët e Klinikës Onkologjike, kështu ka thënë për këtë rast ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Sipas tij, është e nevojshme të kryhet hetim i plotë dhe i paanshëm.