RMV, vazhdon bojkoti i punonjësve të transportit hekurudhor, nuk u është paguar rroga e plotë e korrikut

Edhe sot është pezulluar qarkullimi hekurudhor në vend për shkak të bojkotit të stafit makinerik dhe ekzekutiv në Transportin Hekurudhor, transmeton Portalb.mk.

Shkak për bojkotin e nisur pasditen e djeshme është bërë pjesa e dytë e papaguar e pagës për muajin korrik të këtij viti.

Përfaqësuesi i stafit makinerik dhe ekzekutiv, Toni Dimovski, tha për MIA-n se që nga fillimi i bojkotit, as trenat e udhëtarëve dhe as mallrave nuk funksionojnë. Deri më tani, siç thotë ai, nuk është realizuar trafiku i planifikuar sipas orarit të gjashtë trenave të pasagjerëve dhe pesë mallrave.

Dimovski paralajmëroi se bojkoti do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesës, por edhe deri në arritjen e marrëveshjes për pagesë të rregullt të plotë të pagave.

“Kjo nuk ngjan më asgjë, pothuajse për çdo pagë duhet të bojkotojmë dhe për këtë do të kërkojmë që të fillojmë negociatat dhe të arrijmë marrëveshje për të ndalur këtë praktikë”, tha Dimovski.

E në fund të korrikut ka pasur ndërprerje në qarkullimin hekurudhor edhe për shkak të papagimit të pjesës së dytë të pagës dhe për të njëjtën arsye më herët në disa raste punonjësit kanë bojkotuar punën.