Nesër regjim i posaçëm trafiku në autostradën Nënë Tereza pranë kalimit në Saraj

Nesër gjatë orëve të paradites do të ketë regjim të veçantë komunikacioni në autostradën Nënë Tereza, në kalimin për në Saraj dhe në rrugën “Ljubin” në Saraj, transmeton Portalb.mk.

Siç informojnë nga EVN Maqedoni, do të vendoset regjim i veçantë i komunikacionit për shkak të realizimit të projektit për demontimin e rrjetit energjetik.