Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut prej sot në bojkot

Personeli mekanik dhe ekzekutiv i HRMV Transport pasdite në orën 16 ka hyrë në bojkot me ndërprerjen e  qarkullimin hekurudhor për shkak të papagimit të pjesës së dytë të pagës për muajin korrik, deklaroi për MIA-n Toni Dimovski, përfaqësues i personelit mekanik dhe ekzekutiv.

Dimovski paralajmëroi nuk do të qarkullojnë  trenat e udhëtarëve dhe ato transportues.

“Bojkoti do të zgjasë deri në përmbushjen e kërkesës së parashtruar”, tha Dimovski.

Ai ka bërë të ditur se treni i parë që nuk qarkullon për shkak të bojkotit do të jetë në relacion Shkup-Gjevgjeli të planifikuar për në orën 16:55.