RMV, u publikua Propozim-ligji për sinjalizim të mbrojtur dhe mbrojtjen e denoncuesve

Ministria e Drejtësisë njofton se me qëllim të harmonizimit me Direktivën e BE-së 2019/1937 dhe tejkalimit të mangësive në Ligjin për Mbrojtjen e Denoncuesve, është përgatitur Draft-Ligji për sinjalizim të mbrojtur dhe për mbrojtjen e denoncuesve. Draft-Ligji është publikuar në ENER me qëllim të realizimit të konsultimit publik, njofton Portalb.mk.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në proces dhe deri më 24 dhjetor 2023, në Ministrinë e Drejtësisë (e-mail adresa: [email protected]),  të dorëzoni komente dhe propozime për përmirësimin e tekstit, i cili, si propozim i ligjit parashikohet  që t’i dorëzohet Qeverisë”, porosisin nga Ministria e Drejtësisë.

Draft-Ligji përmban dispozita për tejkalimin e mangësive të identifikuara që kontribuojnë në zbatimin jo të kënaqshëm të Ligjit për mbrojtjen e denoncuesve.

“Me të parashikohet përfshirje e gjerë personale dhe përfshirje ​​materiale e sinjalizimit  të mbrojtur, gjithashtu zgjerohet edhe përfshirja e personave me të drejtën për të kërkuar mbrojtje nga hakmarrja (për shkak të tentativës ose kryerjes së sinjalizimit të mbrojtur ose denoncimit),  ndërsa racionalizohet përfshirja e subjekteve në sektorin publik dhe privat,  për të cilët parashikohet detyrimi të krijojnë  kanal për sinjalizim të mbrojtur të brendshëm. Ligji përmban dispozita për sigurimin e qasjes dhe disponueshmërisë së sinjalizimit të mbrojtur, me qasje të bazuar në të drejtat e njeriut”, shtojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Ata gjithashtu informojnë se janë inkorporuar dispozita për të siguruar  dhe pavarësi në punën e personave të autorizuar për pranimin e sinjalizimeve nga denoncuesit dhe për rregullimin e procedimit lidhur me denincimet e pranuara nga denoncuesit, si dhe dispozita për mbikëqyrje efektive dhe vlerësim të rregullt të zbatimit të ligjit, që të monitorohet realizimi i qëllimeve të tij – mbrojtja e interesit publik, përmes  mundësimit, lehtësimit  dhe inkurajimit të sinjalizimit të mbrojtur.

“Ata gjithashtu informojnë se janë inkorporuar dispozita për të siguruar punë të pavarur dhe të papenguar të personave të autorizuar për pranimin e paraqitjeve të sinjalizuesve dhe për rregullimin e veprimit për paraqitjet e sinjalizuesve, por edhe dispozita për mbikëqyrje efektive dhe vlerësim të rregullt të zbatimit të ligjit, që të ndiqet realizimi i qëllimeve të tij – mbrojtja e interesit publik, nëpërmjet mundësimit, lehtësimit dhe inkurajimit të paraqitjes së mbrojtur”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Denoncuesit apo të njohur si “fishkëllyesit”, që moti janë të njohur në botën demokratike si persona me integritet të lartë moral dhe demokracitë perëndimore. Në RMV, ndër fishkëllyesit më të njohur janë Gjorgji Llazarevski dhe Zvonko Kostovski, agjentët që zbuluan skandalin e përgjimit të paligjshëm në kohën derisa kryeministër ishte Nikolla Gruevskit.