RMV, sulmi i hakerëve ndaj AKE-së nuk rezultoi me pagesë të haraçit prej 70.000 euro

Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE) nuk ua ka paguar shumën e kërkuar prej 70.000 deri në 80.000 euro nga ana e kriminelëve pas sulmit të kryer të hakerëve në pranverë ndaj këtij institucioni, zbulon drejtori Jeton Akiku në intervistë për Radion Evropa e Lirë në gjuhën maqedonase, njofton Portalb.

Drejtori i AKE-së thotë se e kanë ndaluar shumë shpejtë, edhe pse hakerët kanë kërkuar haraç.

“Ne kishim të them ashtu një incident të vogël me të cilin u ballafaquam shpejtë, pa pasur ndonjë pasojë. Edhe tek institucionet e tjera, sulmet jo ql ishin aq të tmerrshëm, por problemi më i madh në përgjithësi i të gjithë institucioneve shtetërore është që mungon kuadër, resurse njerëzore në kuptim të ballafaqimit me këtë. Kemi institucione ku nuk ka të punësuar aspak IT inxhinier”, deklaroi Akiku për REL.

ake ishte nën sulm të hakerëve më 6 prill të këtij viti, me ç’rast Qendra kombëtare për përgjigje ndaj incidenteve kompjuterike (MKD-CIRT) pranë AKE-së për Meta-n konfirmuan se sajber-sulmi është ndaluar të njëjtën ditë.

Nga Agjencia shpjeguan se me sulmin e atëhershëm nuk ka pasur kanosja në të dhënat për shfrytëzuesit e telefonisë celulare ose për shfrytëzuesit e komunikimeve elektronike në AKE.

Drejtori i AKE-së thotë se sulmet e hakerëve të cilët i kanë pasur institucionet në periudhën e kaluar në një pjesë kanë qenë të natyrës komerciale me qëllim përfundimtar të kërkohet haraç për sulmin, por ka pasur edhe sulme të kotivuara politike nga Rusia, Kina dhe Irani pasiqë u bëmë vend-anëatar i NATO-s.