RMV, sonte do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të benzinës Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 do të ulen për 1,50 denarë për litër, ndërsa çmimet me pakicë të Eurodizelit (D-E V) dhe vajit ekstra të lehtë shtëpiake (EL-1) ulen për gjysmë denari për litër.  Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS zvogëlohet për 0,602 denarë për kilogram dhe tani do të jetë 44,007 denarë për kilogram, transmeton Portalb.mk.

Çmimet e reja do të aktivizohen nga sonte në mesnatë, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Kështu, siç informon Komisioni Rregullator për Energjetikë, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë për benzinën Eurosuper BS-95 84,50 (denar/litër), Eurosuper BS-98 – 86,50 denarë/litër, Eurodizel (D-E V) 74.00 (denarë/litër), vaji ekstra i lehtë (EL-1) 73.50 (denarë/litër), mazut M-1 NS 44.007 (denarë/kilogram) .

KRRE gjithashtu vë në dukje se shitësit me shumicë dhe pakicë të produkteve të naftës dhe karburanteve për transport mund të vendosin çmimet e produkteve individuale të naftës dhe karburanteve për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta të përcaktuara.