RMV, Revizioni konstatoi edhe parregullsi financiare në funksionimin e Ministrisë së Mbrojtjes

Enti Shtetëror për Revizion ka publikuar raportin për punën e institucionit të Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2022. Në raportin e publikuar, janë konstatuar parregullsi të shumta, transmeton Portalb.mk.

“Vlera e mjeteve fikse dhe rezervave të materialeve në raportin financiar nuk është real dhe objektiv”, thuhet ndër të tjera në Raportin e Entit.

Revizioni vlerësoi gjithashtu që regjistrimi i mjeteve dhe detyrimeve nuk është kryer plotësisht, ashtu siç nuk është kryer i plot detyrimi ndaj furnizuesve.

“Një pjesë e procedurave për blerje dhe realizimin e një pjese të kontratave, nuk janë kryer në përputhje me rregullativat ligjore”, sqaroi Enti.

Në raport theksohet edhe pamundësia për të zbatuar Ligjin për themelimin e universitetit për mbrojtje nacionale, siguri dhe paqe “Damjan Gruev” në Shkup.